“Aplikacionet e koduara të verifikohen”/ Balla: Kush tërhiqet nga ‘Vettingu’, s’ka vend në Policinë e Shtetit

schedule17:22 - 24 Nëntor, 2023

schedule 17:22 - 24 Nëntor, 2023

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, në një komunikim për mediat vuri theksin tek procesi i Vettingut.

Ai tha se ky proces është shumë i rëndësishëm dhe se duhet të ecë me ritme të shpejta. Gjithashtu shtoi se ka kërkuar verifikimin për aplikacionet e koduara, dhe se përdorimi i tyre duhet të deklarohet në formularin e vetëdeklarimit.

“Për fenomenin e aplikacionit e komunikimeve të koduara, kam kërkuar të bëhen verifikime. Vettingu i drejtuesve të Policisë është një proces i rëndësishëm dhe tani më me drejtuesin e ri të policisë duhet të ecë me ritme të shpejta. Procesi i vettingut duhet të rrisë besimin e qytetarëve te policia e shtetit. AMP duhet të përmbushë paanshmërinë në këtë proces kaq të rëndësishëm. Kush tërhiqet nga procesi i Vettingut nuk ka më vend në karrigen e policisë së Shtetit”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!