Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e Valbona Xoxës, nënës së Ajola Xoxës, për heqjen e sekuestros së një vile në Qerret.
Valbona Xoxa kishte ankimuar vendimin e GJKKO-së, por gjyqtari Engert Pëllumbi e rrëzoi kërkesën e saj.
Valbona Xoxa u paraqit në SPAK më 19 shkur, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen ndaj dhëndrit të saj Erion Veliaj dhe vajzës së saj, Ajola Xoxa.
Ajo u pyet si person në dijeni për momentet në të cilat përmendet emri i saj në dosjen e SPAK./abcnews.al

