Apeli rrëzon misionarin Dejvid Braun

schedule20:46 - 11 Mars, 2019

schedule 20:46 - 11 Mars, 2019

Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e shkallës së parë për misionarin David Braun, që u dënua me 20 vite burg për abuzim me dy të mitur. Dy djemtë që fundosën anglezin me dëshminë kundër tij në 2006,  deklarojnë se rrëfimi i tyre ka qenë i manipuluar, por kjo nuk u pranua nga Gjykata.

Të gjithë e kujtojnë si mostra që në 2006 u akuzua se abuzoi me minorenë në fondacionin për fëmijët e braktisur. Por 13 vjet më vonë, David Broën kërkon pafajësinë. E drejta për ta vërtetuar iu mohua sërish të hënën e 11 marsit.

Anglezi u dënua me 20 vite burg, për përdhunimin e dy të miturve. Këta të fundit, dëshmuan kundër mësuesit të tyre. Kjo ishte fatale për Braunin. Djemtë rikthehen pas disa vitesh dhe dëshmuan se Brauni nuk ka abuzuar me ta. Për gazetën skoceze Daily Mail, dy djemtë, përkatësisht 23 dhe 19-vjec, rrëfyen se dëshmia e dhënë në polici vite më parë ka qenë e manipuluar. Ata u shprehën se janë detyruar të flisnin kundër anglezit.
Nisur nga kjo, Brauni kërkoi të merret dëshmia e fëmijëve, për të vërtetuar pafajësinë e tij. Ai në seancat gjyqësore është shprehur se e rëndësishme për të është të pastrojë njollën si pedofil. Por, Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e 2017.

John David Braun erdhi në Shqipëri në vitin 1999, për të ndihmuar fëmijët në nevojë. Ai mori fëmijë të braktisur në rrugë dhe krijoi fondacionin “Fëmijët e Tij”. Në 2006, Brauni u akuzua për abuzim seksual ndaj dy të miturve. Të gjitha provat ishin kundër tij. Në 2008 ai u dënua me 20 vite burg, por për shkak të sjelljes së mirë, ai ka përfituar ulje dënimi. Anglezi, i cili humbi betejën me drejtësinë shqiptare, i kanë mbetur të kryej edhe 2 vite e 9 muaj burg. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!