Apeli “rrëzon” kandidatin për Kushtetuese. I mbyll derën për herë të tretë, i jep të drejtë KED-it

schedule10:39 - 10 Dhjetor, 2020

schedule 10:39 - 10 Dhjetor, 2020

Përjashtohet përfundimisht nga gara për t’u bërë pjesë e Gjykatës Kushtetuese, kandidati Shaqir Hasanaj. Burime bëjnë me dije për ABC për gazetaren Glidona Daci se Gjykata Administrative ka lënë të pandryshuar vendimin e KED për skualifikimin e Hasanajt.

Apeli rrëzoi padinë e Hasanajt ku kërkohej shfuqizimi i vendimit që i ndaloi atij kandidimin. Kjo është hera e tretë që rrëzohet ankimimi i tij dhe pas këtij vendimi Hasanaj nuk ka më të drejtë të apelojë vendimin e Apelit./mv.abcnews.al