Apeli rrëzon Berishën, nuk i jep leje ish-kryeministrit të shkojë në Kuvend

schedule15:35 - 25 Mars, 2024

schedule 15:35 - 25 Mars, 2024

Apeli i Gjykatës së Posaçme rrëzoi kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha, për të marrë pjesë në seancat plenare në Kuvend.

“Gyqtarja e Apelit të Posaçëm, Ilirjana Olldashi e ka rrëzuar kërkesën e avokatëve mbrojtës të Berishës. Ky ka qenë një vendim përfundimtar i Apelit të Posaçëm. Kërkesa e avokatëve mbrojtës nuk është pranuar, ai do të vijojë të mbetet në masën e arrestit shtëpiak. Edhe pse avokatët mbrojtës argumentuan se ai ishte deputet, gjykata e rrëzoi kërkesën. Berisha mbahet i izoluar prej datës 30 dhjetor, SPAK kërkoi ashpërsimin e masës së sigurisë”, raportoi gazetari i ABC News, Ermal Vija.

Berisha mbahet i izoluar prej datës 30 dhjetor pas hetimeve të nisura për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Fillimisht Gjykata e Shkalles së Parë caktoi masën detyrim paraqitje për Berishën, por ai nuk e zbatoi asnjëherë, çka detyroi prokurorinë të ashpërsonte masën, nga “detyrim paraqitje” në “arrest shtëpie.”

Ish-kryeministri po hetohet për korrupsion pasi ka dyshime se ka favorizuar duke nxjerrë akte nën ligjore për t’i ardhur në ndihmë dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, që përfaqësonte familjet e disa ish-pronareve që përfituan më pas pronën në ish-kompleksin Partizani por në kundërshti me ligjin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!