Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Apeli rikthen Vangjush Dakon në qeli/ Ish-kryetari shfaq probleme shëndetësore, shtrohet në spitalin e Durrësit

schedule19:50 - 16 Shtator, 2025

schedule 19:50 - 16 Shtator, 2025

Gjykata e Apelit la në fuqi dënimin  me 2 vite e 8 muaj burg për ish-kryetarin e bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

Ish-zyrtari u gjet fajtor për shpërdorim detyre në 2 raste. Dako u arrestua më 6 qershor 2023, por u lirua nga qelia tetë muaj më vonë pasi SPAK nuk arriti të përfundojë hetimet e caktuara nga gjykata brenda afateve.

Burime nga policia e Durrësit bëjnë me dije se Vangjush Dako ndodhet i shtruar në spitalin e Durrësit, për këtë arsye nuk është kryer ekzekutimi i vendimit.



Ai ka shfaqur probleme shëndetësore gjatë ditës së sotme, duke ju drejtuar të spitalit të Durrësit, ku ndodhet për trajtim mjekësor. Nëse mjekët do të konfirmojnë  se është në gjendje të mirë shëndetësore do të ekzekutohet vendimi dhe më pas do të dërgohet në Tiranë.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!