Gjykata e Apelit në Shkodër ka rrëzuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së parë për punonjësit e policisë të cilët u lanë me masën e sigurisë “arrest shtëpie” pasi dyshohen për shpërdorim detyre për disa tendera të vegjël. Gjykata e Apelit në Shkodër vendosi të lirojë 7 shtetasit që kanë ankimuar nga 13 që ishin në total.
Kështu kryekomisar Saimir Rustemi është lene me masën e sigurisë “detyrim paraqitje” bashkë me gjashtë punonjës të tjerë të policisë si dhe shtetasin Paulin Prendi. Masa “detyrim paraqitje” u la për Luida Ujka, Rezart Prela, Mustafe Ishmaku, Veronike Xhanaj, Paulin Prendi, Armand Basha dhe kryekomisarin Saimir Rustemi.
Vendimi nga apeli u dha ditën e sotme. Gjatë masës së sigurisë në gjykaten e shkallës së parë, një grup qytetaresh shkodran protestuan kundër arrestimit të kryekomisar Saimir Rrustemi i cili fillimisht u la me masën “arrest shtepie” nga shkalla e parë dhe ditën e sotme apeli e rrëzoi këtë vendim, duke liruar kryekomisar Saimir Rrustemin me masën “detyrim paraqitje”. /abcnews.al