Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar la në fuqi vendimin nr.20, datë 27.04.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsoion dhe Krimin e Orgnizuar, pas ankimit të paraqitur nga ankuesit E.Ç., M.Ç., R.Ç.
Pas këtij vendimi gjakata vendosi sekuestrimin e pasurive të shtetasit Edison Çobo, që janë apartamente dhe zona kadastrale.
Çobo njihet nga Policia si person me rrezikshmëri të lartë kriminale.
Ngjarja më e rëndë kriminale për të cilën ai është akuzuar ka qenë ajo e vitit 2013, ku bashkë me 3 persona të tjerë të maskuar dhe me armë kanë grabitur ish-mikun e tyre Edmond P. dhe kanë terrorizuar familjen e tij dhe e gjitha ka ndodhur për prishje të pazareve të drogës. Por përveç krimeve për të cilat është hetuar e akuzuar ndër vite, ai njihet edhe si vëllai i Ardian Çobos, ish-presidentit të Tomorit, i cili u ekzekutua më 13 maj të vitit 2000, në afërsi të stadiumit “Selman Stërmasi”.
Bashkë me Çobon mbeti i vrarë edhe Luan Zylfo, arbitri i ndeshjes Partizani-Tomori, ndërsa u plagosën edhe dy të tjerë. Ngjarja që tronditi futbollin shqiptar 20 vite më parë ndodhi në javën e parafundit të kampionatit kombëtar. Në orën 15:00 do të luhej ndeshja Partizani-Tomori. Partizani në prag të rënies nga kategoria, ndërsa Tomori ishte shumë pranë titullit. Në përfundim të ndeshjes, me fitoren ndaj Partizanit, Tomori u barazua me pikë me Tiranën kryesuese, që në të njëjtën ditë barazoi në Gjirokastër.
R E P U B L I K A E S H Q I P Ë R I S Ë
GJYKATA E POSAÇME E APELIT PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR
Tiranë, më datë 06.03.2023
KOMUNIKIM PËR MEDIAN
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Daniela Shirka (kryesuese), Saida Dollani (anëtare) dhe Miliana Muça (anëtare), sot më datë 06.03.2023, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 126 akti, datë 05.07.2022 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga ankuesit E.Ç., M.Ç., R.Ç., kundër vendimit nr. 20, datë 27.04.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që ka vendosur:
- Pranimin pjesërisht të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
- Konfiskimi dhe kalimi në favor të shtetit të pasurive të sekuestruara me vendimin Nr. 150, datë 30.09.2020 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si më poshtë vijon:
- Pasuria nr. {…}, volumi {…}, faqe {…}, e llojit “Apartament” me sipërfaqe 78.50 m², zona kadastrale {…}, në bashkëpronësi të shtetasve M.Ç. dhe F.Ç..
- Pasuria nr. {…}, volumi {…}, faqe {…}, e llojit “Apartament” me sipërfaqe 67.30 m², zona kadastrale {…}, në pronësi të shtetases M.Ç.
- Pasuria nr. {…}, volumi {…}, faqe {…}, e llojit “Apartament” me sipërfaqe 105.56 m², zona kadastrale {…}, në pronësi të shtetases M.Ç.
- Pasuria me nr. {…}, volumi {…}, faqe {…}, zona kadastrale {…}, e llojit truall me sipërfaqe trualli 300,8 m² nga kjo sipërfaqe ndërtimi 127,4 m², ndodhur në {…}, në pronësi të shtetasit R.Ç.
- Pasuria me nr. {…}, volumi {…}, faqe {…}, zona kadastrale {…}, e llojit ndërtesë, me sipërfaqe 16.00 m², ndodhur në {…}, në pronësi të shtetasit R.Ç.
- Pasuria me nr. {…}, volumi {…}, faqe {…}, zona kadastrale {…}, e llojit ndërtesë, me sipërfaqe 44.50 m² ndodhur në {…}, në pronësi të shtetasit R.Ç.
- Pasuria me nr. {…}, volumi {…}, faqe {…}, zona kadastrale {…}, e llojit truall, me sipërfaqe 2158 m², ndodhur në {…}, në pronësi të shtetasit R.Ç.
- Pasuria me nr. {…}, volumi {…}, faqe {…}, zona kadastrale {…}, e llojit truall me sipërfaqe 190 m², ndodhur në {…}, në pronësi të shtetasit R.Ç.
- Revokimin e sekuestros për pasurinë me nr. {…}, volume {…}, faqe {…},, zona kadastrale {…},, e llojit ndërtesë, me sipërfaqe 279.20 m², ndodhur në {…}, në pronësi të shtetasit R.Ç.
Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:
– Lënien në fuqi të vendimit nr. 20, datë 27.04.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.r.t/abcnews.al