Gjykata e Apelit me juridiksion të përgjithshëm lë në fuqi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për ish anëtarin e UÇK-së, Dritan Goxhaj. Para gjykatës, ai ka pretenduar se nuk ka kryer asnjë shkelje dhe se e ka mbrojtur “Kosovën me zemër dhe me penë”.
“Kam mbrojtur vendin e tim dhe Kosovën me zemër dhe me penë. Nuk kam kryer asnjë shkelje ligji por jemi duke më ekstraduar që t’i bëni qejfin Serbisë”, ka thënë ai. Të njëjtin qëndrim kam mbajtur edhe avokati i tij duke pretenduar se arrestimi është tërësisht politik.
Dritan Goxhaj u arrestua në Tiranë në 31 korrik për llogari të Gjykatës Speciale, me qëllim ekstradimin në Hagë. Ish-anëtari i UÇK, akuzohet për veprën penale të pengimit dhe frikësimit të personave që kryejnë detyra zyrtare.
Në fillim të Gushtit, Gjykata e Tiranës i caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 40 ditë. Togat e zeza kërkuan informacion shtesë nga ana e drejtësisë së Kosovës në lidhje me akuzat e ngritura.
Goxhaj i ishte bashkuar UÇK-së si oficer i Ushtrisë Shqiptare në Shkollën e Aviacioni dhe ka pasur autorizimin e Shtabit të Përgjithshëm që të mbante kontakte me Komandën e forcave Amerikane në Shqipëri./abcnews.al