Kreu i forcave të armatosura gjermane, Carsten Breuer, ka bërë thirrje për zhvillimin e shpejtë të mbrojtjes raketore kundër kërcënimeve të mundshme nga Rusia.
“Ne kemi pesë deri në tetë vjet kohë. Ne duhet të zhvillojmë një sistem të mbrojtjes raketore brenda kësaj periudhe. Nuk ka alternativë tjetër”, tha Breuer.
Sipas kreut të forcave gjermane, sulmi ndaj një vendi perëndimor është skenari më i keq që mund të ndodhë, shkruan yahoonews
Megjithatë, nuk është e pamundur dhe mund të nis nga sulmet kibernetike e deri te dronët dhe raketat.
“Ngrirja e një lufte nënkupton pranimin e saj nga të dyja palët. Vështirë se ka një konflikt të ngrirë në botë që nuk është ndezur përsëri”, tha Breuer. Sakaq, qeveria gjermane ka krijuar një fond special prej 100 miliardë eurosh për të përmirësuar ushtrinë e vendit.

