Apeli i Posaçëm rrëzon kërkesën e Veliajt, celulari i kryebashkiakut mbetet nën sekuestro

schedule10:16 - 24 Prill, 2025

schedule 10:16 - 24 Prill, 2025

Gjykata e Apelit të Posaçëm rrëzon kërkesën e Erion Veliajt për heqjen e sekuestros së celularit.

Celulari iu sekuestrua kryebashkiakut Veliaj me cilësinë e provës materiale.

Veliaj u arrestua më 10 shkurt, i akuzuar për dy vepra penale, atë të “korrupsionit pasiv” në 9 raste dhe “pastrim parash”.

2 ditë më vonë, u verifikua masa e “arrestit me burg” ndaj tij në GJKKO, ndërkohë që për bashkëshorten e tij Ajola Xoxa u caktua masa e “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”.

Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa akuzohen nga Prokuroria e Posaçme se krijuan një skemë korruptive mes kompanive dhe OJF-ve të bashkëshortes dhe një grupi biznesmenësh rreth tij me vlerë transaksionesh prej më shumë se 1 milion euro./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!