Gjykata e Apelit të Posaçëm la në fuqi masën arrest në burg për ish-Presidentin Ilir Metën duke rrëzuar kërkesën e avokatëve të Metës për një masë më të lehtë sigurie.
Meta nuk ishte i pranishëm në seancën e së enjtes, por u përfaqësua nga avokati i tij Kujtim Cakrani. Ndërsa dy prokuroret e posaçëm, Arben Kraja dhe Sotir Kllapi kërkuan vijimin e izolimit të Metës i cili mbahet në paraburgim prej shkurtit të këtij viti.
Ish-presidenti Ilir Meta është marrë zyrtarisht nën hetim nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie lidhur me dosjet CEZ-DIA, lobimet e ish-LSI në SHBA dhe shpenzimet e familjes.
Kjo nuk është hera e parë që Meta kërkon lirinë, por tyë gjitha shkallët e gjykimit përfshi edhe gjykatën e larttë kanë rrefuzuar kërkesën. Ish-presidenti ka depozituar ankim edhe në Gjykatën Kushtetuese për masën e sigurisë më të lehtë dhe pretendimet për shkelje ligjore në procesin ndaj tij dhe pritet caktimi i datës për shqyrtim./abcnews.al