Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mbetet në fuqi dënimin për “Rrumin e Shijakut”/ I akuzuar për tjetërsim toke në Gjirin e Lalzit

schedule12:29 - 23 Korrik, 2025

schedule 12:29 - 23 Korrik, 2025

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka ndryshuar vendimin e Shkallës së parë dhe ka dënuar me 3 vite burg Aleksandër Lahon, të njohur edhe me emrin Pëllumb Muharremi për akuzën e korrupsionit.

Për shkak se procesi ndaj Lahos është zhvilluar me gjykim të shkurtuar ai përfiton ulje të dënimit në 2 vite heqje lirie lidhur me tjetërsimin e 45 mijë m2 tokë te Gjiri i Lalzit. Laho, vijon të jetë ende ne kërkim ndërsa akuzohet për “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim.

Në shkurt, GJKKO e dënoi Lahon me 10 muaj burg. SPAK kishte kërkuar 3 vite heqje lirie, por gjykata e dënoi fillimisht me 1 vit e 3 muaj burg, duke iu ulur një e treta e dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.

/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!