Apeli i Posaçëm lë në burg Florenc Çapjan

schedule12:33 - 30 Maj, 2025

schedule 12:33 - 30 Maj, 2025

TIRANË- Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lëne në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Florenc Çapjan që u ekstradua pak kohë më parë nga Dubai me dyshimin se është përfshire në dosjen “Plumbi i Artë”.

Ndaj Çapjes rëndonte një masë sigurie në mungesë për akuzën e “sigurimit të kushteve për vrasje”  në dëm te Sokol Sanxhaktarit, dhëndrit të ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini.

Përmes avokatit, Çapja ka pretenduar se nuk ka përdorur “sky ecc” dhe se akuza ndaj tij është ngritur vetëm nga një deklarim i Nuredin Dumanit e Henrik Hoxhajt.

Në të njëjtën kohë Florenc Çapja është dënuar me burg për jetë si një nga porositësit e vrasës së Gentian e Nezir  Beqirit (babë e bir), në 2012 në Elbasan./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!