Apeli i Krimeve të Rënda lë në burg përjetë Denis Shtrazën

schedule11:49 - 25 Qershor, 2018

schedule 11:49 - 25 Qershor, 2018

Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda la në fuqi dënimin e dhënë nga Gjykata e shkallës së Parë për Krime të Rënda për dënimin e Denis Shtrazës me burgim të përjetshëm. Në 19 Mars të këtij viti, ai ishte shpallur fajtor për rrëmbimin, torturimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut në Janar 2016 në Durrës. Për të njëjtën ngjarje u akuzua edhe ish-oficeri i Policisë, Ervin Dalipaj, i cili u ekzekutua në një atentat mafioz në Prill 2017 pranë Sukthit, ndërkohë që ishte në kërkim nga drejtësia.

Gjyqtarët e Krimeve thanë se njollat e gjakut të konstatuara në mjetin “Mercedes Benz ML”, në të cilin kanë udhëtuar Ervin Dalipaj dhe Denis Shtraza 3-4 orë pas ngjarjes, janë të viktimës Çollaku.Denis Shtraza gjatë gjithë procesit të gjykimit dhe pas dënimit të tij ka këmbëngulur në pretendimin për pafajësi dhe në faktin se nuk kishte lidhje me ngjarjen. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!