Apeli i Krimeve të Rënda le në burg financierin e “Habilajve”

schedule15:57 - 22 Nëntor, 2017

schedule 15:57 - 22 Nëntor, 2017

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka lënë në burg Nezar Seitin, i njohur si financierin i grupit Kriminal të Habilajve.
Për Seitin janë dy masa sigurie “arrest me burg”, e para është për qëllim ekstradimi, drejt Italisë dhe e dyta për hetimin e përbashkët të Seitit me vëllezërit, Moisi dhe Florian Habilaj.
40-vjeçari u prangos rreth një muaj më parë në qytetin e Vlorës, pasi nga përgjimet e hetuesve Italianë, ai kishte rolin e blerësit të mjeteve të shpejta lundruese.
Në arrestimin e Seitit, morën pjesë edhe oficerët gjykatës së Katanias, pasi kishte dyshime se trafikanti mund t’i shpëtonte prangosjes, përmes dekonspirimit të operacionit.
Për të njëjtën dosje, qëndrojnë pas hekurave në Itali edhe kreu i grupit kriminal, Moisi Habilaj. 12 janë të arrestuarit deri tani në dy anët e Adriatikut me akuzën për trafik ndërkombëtar të lëndëve narktotike.
Ende nuk ka një vendim të gjykatës shqiptare nëse Nezar Seiti do të ekstradohet apo jo. Ndërsa ky i fundit ka kërkuar edhe këtë të mërkurë dërgimin e tij dosjes në Itali, duke iu bashkuar pjesës tjetër të grupit të Habilajve./abcnews.al