Apeli i GJKKO-së jep vendimin mbi pasuritë e konfiskuara të vëllait të deputetit demokrat

schedule11:37 - 15 Qershor, 2022

schedule 11:37 - 15 Qershor, 2022

Apeli i GJKKO lë në fuqi konfiskimin e pasurive të Gazmend Mahmutajt, vëllait të deputetit të PD

“Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 15.06.2022, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u shpall vendimi lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 82 akti, datë 27.04.2022 regjistrimi, mbi ankimin e subjektit G.M. dhe personave të afërm, lidhur me “Kundërshtimin e vendimit nr. 11, datë 22.02.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që ka disponuar mbi konfiskimin e disa pasurive”, ku trupi gjykues i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i përbërë nga gjyqtarët Nertina Kosova, Dhimitër Lara dhe Daniela Shirka vendosi: – Lënien në fuqi të vendimit nr. 11, datë 22.02.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.” thuhet në njoftimin e Apelit të GJKKO. 

Gjykata e Posaçme ka konfiskuar disa pasuri në emër të deputetit të Partisë Demokratike në qarkun e Beratit, Kasëm Mahmutaj. Në favor të shtetit kanë kaluar 2 pasuri të paluajtshme tokë truall, 1 automjet dhe apartamente me dyshimin se e kanë prejardhjen nga aktiviteti kriminal. Mahmutaj është deputeti i parë që i konfiskohet pasuria, me kërkesë të prokurorisë së Posaçme SPAK, pasi vëllai i tij Gazmend Mahmutaj është subjekt i Operacionit Forca e Ligjit.

Ai njihet si person me precendent kriminal dhe është dënuar me 25 vite heqje lirie, për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni në Itali. Gjykata ka konfiskuar në total 22 pasuri, që janë në pronësi të Gazmend Mahmutaj, familjarëve apo lidhjeve miqësore e shoqërore të tij. Referuar vendimit të gjykatës tre vëllezërve Mahmutaj i janë sekuestruar, apartamente, automjete dhe disa ndërtesa që janë ende në proces legalizimi.

Pasuritë janë në emër të vëllezërve Gazmend, Behar dhe Kasëm Mahmutaj. Operacioni Forca e Ligjit i dërgoi formularin për deklarimin mbi burimin e të ardhurave Mahmutajt më 18 shkurt të vitit 2020. Operacioni Forca e Ligjit nisi më janar të vitit 2020, ku përgjatë një viti, OFL evidentoi rreth 1500 pasuri të dyshimta nga të cilat 523 u sekuestruan me vendim gjykate.

Pasuritë e konfiskuara  të Kasem Mahmutaj, Gazmend Mahmutaj, Behar Mahmutaj dhe Liri Mahmutaj

1. Pasuria nr.13/355, vol. 16, fq. 182, e llojit “Truall”, me sipërfaqe totale 147.00 m2 Bashkia Berat, me dosje nr.1745 datë 06.11.2006, në emër të shtetasve Kasëm Mahmutaj dhe Behar Mahmutaj.
2. Pasuria nr.13/356, vol. 16, fq. 183, e llojit “Pallat”, me sipërfaqe totale 88.00 m2 ,Bashkia Berat. me dosje nr.1745 datë 06.11.2006, në emër të shtetasve Kasëm Mahmutaj dhe Behar Mahmutaj.
3. Pasuria nr.13/241+1-5, vol. 2, fq. 114, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 41.40 m2 Bashkia Berat, rruga: “Dëshmorët e Kombit”, me dosje nr.720 datë 29.12.2016, në bashkëpronësi të shtetasve Liri Mahmutaj dhe Kasëm Mahmutaj.
4. Pasuria nr.13/241+1-2, vol. 2, fq. 111, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 41.40 m2 Bashkia Berat, në bashkëpronësi me shtetasen Liri Mahmutaj.
5. Pasuria nr.13/241+1-9, vol. 2, fq. 118, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 64.00 m2 Bashkia Berat, në emër të shtetasit Behar Mahmutaj.
6. Pasuria nr.13/356+1-3, vol. 16, fq. 186, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 106.00 m2 Bashkia Berat, në pronësi të shtetasit Behar Mahmutaj.
7. Pasuria nr.13/356+1-1, vol. 16, fq. 184, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 88.00 m2 Bashkia Berat, në pronësi të shtetasit Behar Mahmutaj.
8. Pasuria nr.13/356+1-2, vol. 16, fq. 185, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 106 m2 Bashkia Berat, në pronësi të shtetasit Kasëm Mahmutaj.
9. Pasuria nr.18/126-DN, vol. 9, fq. 206, e llojit “Ndërtesë”, me sipërfaqe totale 177.00 m2  Bashkia Berat, në pronësi të shtetasit Behar Mahmutaj.
10. Pasuria nr.27/209, vol. 14, fq. 132, e llojit “Truall”, me sipërfaqe totale 129.70 m2 Bashkia Berat, në pronësi të Kasëm Mahmutaj.
11. Pasuria nr.44/44, vol. 6, fq. 94, e llojit “Arë”, me sipërfaqe totale 1.000 m2 Bashkia Berat, në pronësi të shtetasit Kasëm Mahmutaj.
12. Pasuria e shtetasit Behar Bajram Mahmutaj, në proces legalizimi me regjistër i deklaratave nr.Prot.721, datë 29.12.2016, Berat.
13. Pasuria e shtetasve Kasëm Bajram Mahmutaj dhe Liri Ismail Mahmutaj, në proces legalizimi me regjistër i deklaratave nr.Prot.720, datë 29.12.2016, Berat.
14. Pasuria e shtetasit Kasëm Bajram Mahmutaj, në proces legalizimi me formular para vitit 1993, nr.Prot.197, Berat.
15. Pasuria e shtetasit Behar Mahmutaj, në proces legalizimi me vetëdeklarimin me nr.7675, e datës 31.01.2015, lagjja “Çlirim”, Berat.
16. Pasuria e shtetasit Behar Mahmutaj, në proces legalizimi me vetëdeklarimin me nr.721, e datës 29.12.2016, Berat.
17. Automjet i llojit furgon, i markës “Fiat Iveko”, me targë BR5786A, me nr. shasie ZCFC3561005130096, në pronësi të shtetasit Behar Mahmutaj.
18. Automjet i llojit autoveturë, i markës “Mercedes Benz”, me targë AA291NK, me nr. shasie WDB1680331J122871, në emër të shtetases Tatjana Mahmutaj.
19. Automjet me targë AA389BK, i markës “SSANGYONG”, viti i prodhimit 1956, tip kamionçinë, me nr. shasie KPTC0B1KS7P028674, në pronësi të shtetasit Kasëm Bajram Mahmutaj.
20. Automjeti i llojit autoveturë, me targë AA390BK, i markës “Kia”, me nr. shasie KNEBA24338T624708, në pronësi të shtetasit Kasëm Mahmutaj.
21. 50% e kapitalit të shoqërisë tregtare “P.T.E-BR” sh.p.k., e identifikuar me NUIS L62813001D, me adresë: lagjja “Uznovë”, rruga “28 Nëntori”, pallati nr.65, kati I, Berat, ku rezulton se për vitin 2016 ka fitim vjetor të deklaruar prej 1.550.040 lekë, për vitin 2017 ka fitim vjetor të deklaruar prej 309.912 lekë, për vitin 2018 ka fitim vjetor të deklaruar prej 274.269 lekë, ndërsa për vitin 2019 ka fitim vjetor të deklaruar 0 lekë.
22. Subjekti me NIPT K32515133U, i cili figuron i regjistruar me aktivitet në emër të shtetasit Behar Mahmutaj, me adresë: lagjja “Barrikada”, rruga “Antipatrea”, godinë një katëshe me nr. pasurie
3/6, zona kadastrale nr.8501, Berat.
23. Subjekti me NIPT K32515135N, i cili figuron i regjistruar me aktivitet në emër të shtetases Liri Mahmutaj, me adresë: lagjja “Dëshmorët e Kombit”, Berat, ne fushë veprimtarie shtypshkronjë,
me datë regjistrimi 01.11.1999.
24. Subjekti me NIPT L32923001H, me emrin tregtar “Antipatrea Hotel”, me administratore shtetasen Ajda Mahmutaj dhe me ortak shtetasen Sanjola Mahmutaj.
25. Subjekti tregtar “Tatjana Mahmutaj”, me NIPT L53116001V, data e regjistrimit 16.07.2015, ndodhur ne Berat, në lagjen “Dëshmorët e Kombit”, rruga e Teqesë, pallati 85, pasuria me
nr.13/241. Objekt i veprimtarisë “Studio Fotografike”.
/abcnews.al/