Gjykata e Posaçme e Apelit ka prishur vendimin për incenedatorin e Fiert.
ABC News mëson se Apeli i GJKKO ka rikthyer çështjen për gjykim në Shkallë të Parë me një tjetër trup gjykuese.
Gjykata e Apelit, sipas avokatëve të të pandehurve nuk ka dhënë një argumentim për vendimin e marrë.
Shkalla e parë ka dënuar me 10 vite burg ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka për dhënien me koncension dhe ndërtimin e Inceneratorit të Fierit që në aplikim të gjykimit të shkurtuar do të vuajë dënimin me 6 vite e 8 muaj burg.
Ndërsa ish-vartësi i tij Alqi Bllako, u dënua me 4 vite burg dhe ai përfitoi nga gjykimi i shkurtuar duke u dënuar me 2 vite e 8 muaj burg. Koka u gjet fajtor fajtor për akuzat e korrupsionit, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave. Ndërsa për Bllakon edhe pse SPAK kërkoi dënimin me 7 vite burg, gjykata e shpalli të pa pafajshëm për shpërdorim detyre të kryer në bashkëpunim dhe rikualifikoi veprën penale duke e dënuar vetëm për shpërdorim detyre./abcnews.al