Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për Rovena Vodën

schedule12:30 - 5 Gusht, 2021

schedule 12:30 - 5 Gusht, 2021

Ish zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda do të vijojë të hetohet nga SPAK me masë sigurie “arrest në shtëpi”.

Këtë të enjte, Gjykata e Posaçme e Apelit la të pandryshueshme këtë masë sigurie, që ishte caktuar më herët nga Shkalla e Parë. Vendimin Voda e ankimoi në Apel me argumentin se nuk ka rrezikshmëri në prishjen e provave. Por, kjo kërkesë nuk iu pranua.

LEXO EDHE: “1 arkë me peshk, 1 mijë € dhe 1 telefon”, zbardhen përgjimet e SPAK që arrestuan Rovena Vodan

Në arrest shtëpie do të qëndrojë edhe avokatja Majlinda Hasani, e arrestuar në operacionin që çoi në pranga ish zv.ministren. Vendimin e dhënë nga Shkalla e Parë e ankimoi edhe Hasani.

Ish zyrtarja e lartë e Ministrisë së Brendshme akuzohet për ndikim të paligjshëm. Nga hetimet e SPAK, rezultoi se Voda kishte marrë një 1 mijë euro, një celular dhe një arkë me peshk për të punësuar Flordia Beun në ministri. Majlinda Hasani ka luajtur rolin e sekseres për të lidhur Florida Beun me ish-zv.ministren, duke shfrytëzuar edhe lidhjen shoqërore që ka pasur me të.

Si provë më të fortë, SPAK ka në duar përgjimet telefonike të tyre.

Kjo aferë korruptive u zbulua gjatë hetimit për prokurorin e Kukësit, Edmond Karriqi.

Florinda Beu është motra e Emirjan Beut, i cili është arrestuar për rastin e korrupsionit të prokurorit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!