Apeli i GJKKO konfiskon 3.4 mln eurot e “Toyota Yaris”

schedule15:12 - 24 Maj, 2022

schedule 15:12 - 24 Maj, 2022

Apeli i GJKKO konfiskon 3.4 mln eurot e ‘Toyota Yaris’, i kalojnë shtetit.

Sa u përket hetimeve, Gjykata e Tiranës më 19 tetor ka dënuar me një vit e gjashtë muaj burg Ervis Vladin. Kjo për sekuestrimin e 3.4 milionë eurove në dy mjetet tip “Toyota Yaris”. Këto të fundit kishin mbërritur në Portin e Durrësit nga Belgjika. Vladi ishte një ndër gjashtë personat, të cilët u hetuan për këtë çështje.

Fillimisht të gjithë u hetuan për pastrim parash dhe grup i strukturuar kriminal. Por, Gjykata e ka dënuar Vladin, duke e shpallur dhe fajtor për veprën penale “mosdeklarim të ardhurash në kufi ose sendeve me vlerë”. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai do të dënohet me vetëm një vit burg.

Në të njëjtën dosje u dënua edhe Agim Çeka për “armëmbajtje pa leje” me dy vjet e katër muaj heqje lirie.

Deklarata: 

Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 24.05.2022, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u shpall vendimi lidhur me çështjen me nr. 51 akti, datë 28.02.2022 regjistrimi, mbi ankimin e shtetasve A.D., E.V., A.M., A.V., lidhur me “Vendimin nr. 21, datë 22.10.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka disponuar mbi konfiskimin e disa pasurive”, ku trupi gjykues i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i përbërë nga gjyqtarët Saida Dollani, Dhimitër Lara dhe Daniela Shirka vendosi:

– Lënien në fuqi të vendimit nr. 21, datë 22.10.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar përsa është ankimuar nga ankuesi A.M.

– Mospranimin e ankimit të paraqitur në emër të E.V., nga P.V. dhe av. Erida Lazimi si dhe ne emër të A.V., nga N.V. dhe av. Erida Lazimi ndaj vendimit nr. 21, datë 22.10.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

– Mospranimin e ankimit të paraqitur nga ankuesja A.D., ndaj vendimit nr. 21, datë 22.10.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

/abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!