Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Apeli e dënoi me burg/ Gjykata e Larta më 11 qershor shqyrton rekursin e kryebashkiakut të Rrogozhinës

schedule10:07 - 27 Maj, 2026

schedule 10:07 - 27 Maj, 2026

Gjykata e Lartë do të shqyrtojë më 11 qershor rekursin e kryetarit te bashkisë Rrogozhinë Edison Memolla, i cili kërkon prishjen e vendimit te Apelit te Posaçëm qe e la ne burg për 1 vit.

Relator i kësaj dosje është caktuar gjyqtari Genti Shala i cili pas shqyrtimit më 11 qershor pritet të dalë me vendim mbi rekursin. Memolla i cili aktualisht ndodhet ne burgun e Rrogozhinës u gjet fajtor nga dy gjykata për korrupsion ne zgjedhje.

Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata e Posaçme e Apelit në 9 shkurt Memolla u vetëdorëzua në polici dhe më pas u transferua në institucionin e vuajtjes së dënimit.



Hetimet për të nisën pas publikimit të një audio-përgjimi ku dëgjohet Edison Memolla, në atë kohë kandidat për kryetar bashkie në Rrogozhinë, teksa ndikon tek një punonjës i OSHEE-së, për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor.

Sipas hetimeve të prokurorisë, e gjithë kjo bëhej me qëllim që qytetari të votonte në favor të Memollës në zgjedhjet e pjesshme lokale të datës 6 Mars 2022.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!