Ankimoi masën e arrestit, Apeli i GJKKO cakton datën kur do të shqyrtojë kërkesën e Metës

schedule15:21 - 13 Nëntor, 2024

schedule 15:21 - 13 Nëntor, 2024

Seanca në Apelin e GJKKO-së për shqyrtimin e kërkesës së Ilir Metës do të zhvillohet më datë 19 Nëntor në orën 10:00.

Pak ditë më parë, ish presidenti ankimoi përmes avokatit të tij mbrojtjës masën e arrestit me burg të caktuar më 21 Tetor.

Ai akuzohet nga SPAK për fshehje pasurie, pastrim parash dhe korrupsion në lidhje me hetimet për lidhjen e marrëveshjes CEZ-DIA, lobimin në SHBA të LSI si dhe mosdeklarimin e shumave monetare për ndërhyrje kirurgjikale.

Njësoj si Meta, edhe Monika Kryemadhi ka kërkuar që të rrëzohet masa detyrim paraqitje që iu caktua deputetes. Ajo akuzohet nga SPAK për pastrim parash, fshehje pasurie e korrupsion./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!