Pasuri me paratë e drogës/ Fier, gjykata sekuestroi 1.8 milionë euro pasuri të Arbër Muçaj

schedule10:32 - 13 Qershor, 2024

schedule 10:32 - 13 Qershor, 2024

Arber Muçaj është personi të cilit të mërkurën iu sekuestruan nga autoritet rreth 1.8 milionë pasuri.

Sipas policisë dyshohet se 36-vjeçari i ka përfituar ato nga veprimtaritë kriminale në fushën e narkotikëve, të kryera jashtë Shqipërisë.

Ndër pasuritë e sekuestruara janë 2 sipërfaqe toke arë, 3 sipërfaqe toke truall, tre njësi shërbimi, një apartament dhe një vend parkim në tiranë, 12 automjet si dhe 120 mijë euro.

Burime thanë se Arber Muçaj, i cili jeton jashtë vendit nuk rezulton me precedent ne Shqipëri.

Institucionet hetimore për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera të këtij shtetasi, që mund të jenë përfituar nga veprimtaritë kriminale.

Konkretisht, janë sekuestruar pasuritë: 

  • 2 sipëfaqe toke arë, në total 6831 m2, në Fier;
  • 3 sipërfaqe toke truall, në total 630 m2, në Fier;
  • njësi shërbimi me sipërfaqe 200 m2, në Fier;
  • njësi 2 kate me sipërfaqe 625 m2, në Fier;
  • njësi me sipërfaqe 100 m2, në Fier;
  • apartament me sipërfaqe 127 m2, në Tiranë;
  • 1 vendparkim në Tiranë;
  • 12 automjete;
  • 2 llogari bankare me vlerë rreth 120 000 euro.

Sipas informacioneve paraprake, 36-vjeçari rezulton të jetë jashtë vendit, ndërsa nuk ka njoftim nëse është lëshuar ndonjë masë arresti për të. Vijon puna hetimore për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera të këtij shtetasi, që mund të jenë përfituar nga veprimtaritë kriminale. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!