Anxhela Peristeri u “shpall” fituese e “Festivalit të Këngës”, Era Rusi: Ishte një lojë mediatike

schedule11:09 - 24 Nëntor, 2020

schedule 11:09 - 24 Nëntor, 2020

Era Rusi ishte e ftuar këtë të martë në “Abc-ja e mëngjesit” me moderatorin Alban Musa ku komentoi lajmin që qarkulloi nëpër media se fituesja e Festivalit të Këngës për këtë vit është shpallur Anxhela Peristeri.  Këngëtarja e cilësoi këtë ngjarje skandaloze, pasi sipas saj mediat janë bazuar tek një postim i marrë nga një profil personal në facebook.

Personi që e ka bërë, e ka hedhur në facebook-un e tij personal, me një juri që e kishte zgjedhur vetë. Nuk mund të marrim për bazë çdo gjë që shkruhet nëpër facebook. Ishte një lojë mediatike dhe atij bravo i qoftë që i vuri në lojë. Kjo është skandaloze.“, tha Era.

LEXO EDHE: Anxhela Peristeri u shpall fituese para festivalit, Martin Leka sqaron për ABC zërat

Kujtojmë që drejtori i RTSH-së, Martin Leka i kontaktuar nga abcnews.al hodhi poshtë këto spekulime, duke thënë se kjo po bëhet për të ulur figurën e festivalit.

Është e pamundur të dalë fituesi, kur festivali nuk është zhvilluar ende. Po e qartësoj që Festivali i Këngës do të mbahet në datat 16, 17 dhe 18 dhjetor. Gjithçka është bërë për shkak të interesave personal, nga njerëz që po mundohen të ulin figurën e festivalit të krijuar prej vitesh.  Juria nuk është ajo e publikuar në media, emrat janë të tjerë. I bëj thirrje portaleve të mos merren me intriga dashakeqe, po të tregon transparentë”, tha ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!