Anxhela Peristeri guxon dhe publikon foton pa pikë grimi

schedule09:02 - 28 Qershor, 2020

schedule 09:02 - 28 Qershor, 2020

Anxhela Peristeri ka tërhequr gjithmonë vëmendjen me pamjen e saj. Këngëtarja gjithashtu është komentuar shumë edhe për pamjen e jashtme, pasi u shfaq super në formë pas humbjes së kilogramëve të tepërt.

Këngëtarja njihet si një personazh pa komplekse, ku së fundmi nuk ka nguruar të ndajë me ndjekësit në rrjete sociale dhe foto ku shfaqet pa pikë grimi. Ajo çfarë ka tërhequr vëmendjen e fansave kanë qenë qukat në fytyrën e saj, por kanë qenë të shumtë ata që e kanë vlerësuar këngëtaren për thjeshtësinë dhe bukurinë që e karakterizon.

 

View this post on Instagram

 

Live in the sunshine, swim the sea, drink the wild air.” — Ralph Waldo Emerson?

A post shared by Music is my religion!♈️ (@anxhelaperisteriofficial_) on

Kujtojmë që pak ditë më parë, këngëtarja tregoi se shumë shpejt pritet të nxjerrë dhe projektin më të ri muzikor, duke mos dhënë detaje të mëtejshme. “Si mendoni? Është baladë apo këngë ritmike kënga e radhës?? “, shkroi Anxhela para pak ditësh në Instagram /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!