Anxhela Peristeri e pranon për herë të parë: Jam në një lidhje dashurie prej shumë vitesh

schedule20:08 - 1 Mars, 2022

schedule 20:08 - 1 Mars, 2022

Këngëtarja e njohur, Anxhela Peristeri ka pranuar për herë të parë se është një lidhje dashurie prej shumë vitesh.

Pasditen e sotme, ajo ka zbuluar disa detaje për “Rudina”, duke thënë se nga albumi i fundit “N’Tiranë”, i dashuri ka një këngë të preferuar.

E pyetur nëse partneri i takon industrisë së muzikës apo është tërësisht jashtë, Anxhela është përgjigjur: “Jo dhe nuk dua të flas më shumë për këtë pjesë se disa njerëz nuk duan të jenë publikë”.

Më tej, këngëtarja ka zbuluar vetëm se është shqiptar, ndërsa të tjerat i ka mbajtur të fshehta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!