“Anuloni sezonin”, fituesit të Champions League i prishin kontratën

schedule08:35 - 18 Mars, 2020

schedule 08:35 - 18 Mars, 2020

Coronavirusi ka trembur edhe botën e futbollit, por jo kudo. Në Turqi ende vijon të luhet, por me dyer të mbyllura. Të prekurit me COVID-19 janë në numër të ulët atje dhe ende nuk kanë nisur të merren masa të forta për ndalimin e përhapjes së virusit të ri.

Gjithsesi ka nga që nuk pajtohen me vendimet e marra në Turqi dhe një prej tyre është edhe mesfushori John Obi Mikel. Afrikani, përmes një postimi të bërë tre ditë më parë, u shpreh se nuk mund të luajë futboll në kushte të tillë.

 

“Ka më shumë rëndësi  jeta se sa futboll. Nuk ndihem rehat dhe nuk dua të luaj futboll në këtë situatë. Të gjithë duhet të jenë në shtëpi me familjet dhe të dashurit e tyre në këtë kohë kritike. Sezoni duhet të anulohet, pasi bota po përballohet me një periudhë të tillë të trazuar”, shkruante nigeriani, i cili u mbështet nga Radamel Falcao dhe Didier Drogba.

Ky i fundit i cilësoi fjalë të mençura ato që Mikel kishte shkruar, kurse kolumbiani shkroi: “Ke të drejtë John. Jeta është më e rëndësishme se futbolli”. Kritikat e mesfushorit nuk janë pritur mirë nga Trabzonspor dhe tashmë palët kanë ndërprerë bashkëpunimin, edhe pse në verë kishin nënshkruar një kontratë “2+1”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!