“Anulojmë 13 konçesionet e Oligarkëve”, Basha-Ramës: Largimi yt ilaç për vendin

schedule21:31 - 25 Nëntor, 2019

schedule 21:31 - 25 Nëntor, 2019

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Rama për krizën ekonomike në të cilën sipas tij është zhytur vendi.

Pas një takimi të zhvilluar në selinë blu me përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Basha premtoi për një plan të fortë ekonomik të demokratëve kur të vijnë në pushtet, duke kujtuar se qeveria ka parashikuar që i gjithë buxheti për vitin 2020, të shkojë në duart e 13 oligarkëve.

Lulzim Basha është i bindur se demokratët me programin e tyre ekonomik do të nxjerrin vendin nga kriza e thellë që po kalon si pasojë e kapjesë ekonomisë nga njerëz afër kryeministrit Rama.

Gishtit të përgjegjësisë që Edi Rama i drejtoi për aksionet e ndërrmara nga opozita kundër interesave të vendit i kaloi me një këshillë të sinqertë për kreun e qeverisë.

Pas takimit me shefin e misionit të FMN-së, Jan Kees Martin, kryedemokrati premtoi se destinacioni i parave që sot shkojnë për oligarkët do të ndryshojë.

Në turin e tij “Rrugëtim për Shqipërinë Basha prezantoi edhe disa nga pikat kryesore të programit të tij ekonomik të cilin pret ta vërë në zbatim kur të marrë besimin e shqiptarëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!