Anulohet vizita në Maqedoninë e Veriut, kryeministri bullgar në karantinë pas kontaktit me një të infektuar

schedule14:48 - 11 Janar, 2022

schedule 14:48 - 11 Janar, 2022

Vizita e kryeministrit të ri bullgar Kiril Petkov në Shkup është shtyrë për shkak të karantiimit. Vizita ishte planifikuar për javën e ardhshme, por tashmë është “ngrirë” pasi Petkovit pati kontakt me një person të prekur nga Covid-19.

Për të njëjtën arsye u izolua edhe zëdhënësja e kryeministrisë, Lena Borislavova. Mediat bullgare raportojnë se kreu i qeverisë bullgare ka pasur kontakt me kryeparlamentarin Nikola Mincev i cili rezultoi pozitiv për Covid-19.

Zëvendëskryeministrja Kalina Konstantinova do të zëvendësojë kryeministrin në detyrë ndërsa ai është në izolim. Kryeministri i ri bullgar Petkov vizitën e parë do ta bëjë në Shkup për të diskutuar me homologun e tij Dimitar Kovačevski, i cili do të marrë zyrtarisht detyrën në ditët në vijim. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!