Anulohet vizita e presidentit iranian Raisi në Turqi

schedule08:30 - 4 Janar, 2024

schedule 08:30 - 4 Janar, 2024

Presidenti iranian Ibrahim Raisi ka anuluar vizitën e tij të planifikuar në Turqi më 4 janar, pas “sulmeve terroriste” në qytetin juglindor të Kerman, ku u vranë të paktën 100 njerëz dhe u plagosën shumë të tjerë, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve iraniane IRNA.

“Pas sulmeve terroriste në Kerman në të cilat ranë dëshmorë shumë iranianë, presidenti anuloi vizitën e tij në Turqi. Ky udhëtim do të bëhet në një kohë të përshtatshme”, tha për IRNA, Mohammad Jamsidi, një këshilltar politik i presidentit iranian.

Më shumë se 100, kanë ngelur të vdekur nga shpërthimet që ndodhën të mërkurën pranë varrit të komandantit të Gardës iraniane Soleimani gjatë një ceremonie.

Shpërthimet e dyfishta vranë më shumë se 100 njerëz dhe plagosën dhjetëra gjatë një ceremonie në Iran për të përkujtuar Komandantin Suprem Qassem Soleimani, i cili u vra në një sulm me dronë amerikan në 2020.

Televizioni shtetëror iranian transmetoi një shpërthim të parë dhe më pas një shpërthim të dytë gjatë një ngjarjeje përvjetori në varrezat ku Soleimani është varrosur në qytetin juglindor të Kerman./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!