Anulohet tenderi për ndërtimin e autostradës Milot-Fier

schedule12:49 - 7 Dhjetor, 2020

schedule 12:49 - 7 Dhjetor, 2020

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë ka anuluar tenderin për projektimin dhe ndertimin e rrugës Milot-Fier.

Vendimi është marrë pak ditë më parë dhe është botuar në faqen e Agjencisë së Prokurimeve Publike.

Projekti me vlerë 1.18 miliard dollar është anuluar me arsyetimin se oferta e paraqitur nuk përputhet me kriteret e përcaktuara në dokumentacionin e tenderit.

Rruga është parashikuar të jetë 115 kilometra, autostradë e kategorisë A dhe sipas projektit duhej të ndërtohej nga privatët në formën e një koncensioni.

Gara për këtë rrugë u hap në 1 korrik përmes një ceremonie, ku ishin të pranishëm krerët e shtetit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!