Anulohet festivali i njohur shqiptar

schedule20:06 - 2 Shtator, 2021

schedule 20:06 - 2 Shtator, 2021

Festivali më i madh shqiptar në Zvicër, Alba Festival, është anuluar për këtë vit si pasojë e situatës së krijuar nga pandemia.

Ky lajm është bërë i ditur nga organizatorët e këtij festivali, pjesëmarrës në të cilin janë shumë yje të njohur të showbizzit.

Ata kanë njoftuar se me keqardhje festivali do anulohet dhe vendimi për këtë është marrë në më pak se 48 orë para fillimit të tij.

‘’Me keqardhje iu njoftojmë se duhet të marrim marrim parasysh vendimin e këshillit qeveritar, i cili tërheq miratimin e dhënë për Festivalin Alba më pak se 48 orë para fillimit të festivalit. Tani po e shqyrtojmë këtë vendim nga pikëpamja ligjore dhe do iu njoftojmë menjëherë’’, thuhet në njoftim./abcnews.al