Anulohen 1000 fluturime midis Australisë dhe Zelandës së Re

schedule11:44 - 22 Nëntor, 2021

schedule 11:44 - 22 Nëntor, 2021

Air New Zealand ka anuluar rreth 1000 fluturime midis Zelandës së Re dhe Australisë, si pasojë e “pasigurisë së vazhdueshme kufitare” midis dy vendeve. Ky njoftim ka zhgënjyer shumë qytetarë që kishin shpresuar se mund të ribashkoheshin për Krishtlindje.

Në një deklaratë, linja ajrore tha se rreth 20 mijë klientë do të preken nga ky vendim.  Flluska trans-Tasman, e cila lejoi udhëtimin midis dy vendeve pa karantinë u mbyll në korrik  për shkak të një shpërthimi të Covid në Australi.

Flluska ka mbetur e mbyllur që kur Zelanda e Re mori masa të reja për shkak të shpërthimit të rasteve të reja  në gusht.

/abcnews.al