Kategoria e Parë kishte në programin e saj zhvillimin e 8 duele të javës së 17-të.
Moti i keq ka bërë që një nga sfidat e kësaj kategorie të anulohet. Dëbora ka bërë të pamundur zhvillimin e ndeshjes mes Maliqit dhe Vorës, e cila ishte parashikuar të luhej në stadiumin e Devollit.
“Panorama Sport” raporton se pasi zyrtarët e kanë parë gjendjen e fushës kanë vendosur ta shtyjnë ndeshjen në një moment të dytë, sepse trashësia e borës ishte më tepër seç duhej. /f.a/abcnews.al