Anulimi i PPP-ve, Tabaku: Do të hetohen individët dhe kompanitë që kanë marrë

schedule14:16 - 4 Shkurt, 2021

schedule 14:16 - 4 Shkurt, 2021

Nga Juxhin Mustafaraj

Jorida Tabaku është bashkë hartuese e planit ekonomik të demokratëve që synon ringritjen ekonomike pas 25 prillit. Përballë kontratave ligjore të lidhura nga qeveria me kompanitë koncensionare, Tabaku thotë se instrumenti për anulimin e këtyre kontratave ekziston.

 “Do të ngrihet një sistem i tillë që do të analizojë çdo kontratë dhe do e vendosë para drejtësisë, do të shikohet efekti, çfarë ka ndodhur me dhënien e këtyre kontratave. Me efektin që duhet të kishin dhe kanë, unë të siguroj se sistemi sot ka mundësi që nga tenderimet të kursehen 300 mln euro”, ka thënë Tabaku.

Parimet e të djathtës mbi të cilat është ngritur programi ekonomik, për Tabakun është tregues se qasja e demokratëve do të jetë tek familja dhe bizneset.

“PD-ja ka një parim dhe këtë parim të djathtë dhe të padiskutueshëm që vendos në qendër familjen, individin dhe biznesin është i panegociueshëm”, ka thënë ajo.

Taksimin aktual refuzon ta cilësojë progresiv.

“Sistemi që ato kanë ngritur nuk është as progresist por gjobvënës por është krim që të kesh zero TVSH për jahtet dhe TVSH për ushqimet”, është shprehur Tabaku.

Partia Demokratike parashikon në programin e saj ekonomik të hap 110 mijë vende pune brenda mandatit të parë dhe rroga minimale të ketë vlerën e 36 mijë lekëve në muaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!