Antonio Guterres ‘non grata’ nga Izraeli/ Çika: Nuk është “rrufe në qiell të hapur”, OKB ka një ngërç politik prej vitesh

schedule13:56 - 2 Tetor, 2024

schedule 13:56 - 2 Tetor, 2024

Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz shpalli non grata Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, duke i ndaluar kështu hyrjen e tij në vend.

Ai vendosi një masë të tillë si përgjigje ndaj dështimit të Guterres për të dënuar sulmin e së martës iranian ndaj Izraelit.

Këtë zhvillim e ka komentuar në “News Line”, profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Emilio Çika, i cili e ka konsideruar si diçka të pritshme nga Izraeli, pasi sipas tij nuk është një “rrufe në qiell të hapur”.

Ai ka theksuar se OKB ka një ngërç politik për vite me radhë dhe prandaj duhet reformim.

“Një zhvillim të cilin të them të vërtetën nuk është se pritej, por ka një bazë. Gjatë kësaj kohe Izraeli është përgjigjur negativisht kundër reagimeve zyrtare  të Kombeve të Bashkuara dhe të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara. Nuk ishte një rrufe në qiell të hapur. Ndoshta është një ndërveprim me simbolik politike, jashtëzakonisht shumë të madhe. Por nuk pritej për shkak të marrëdhënies që ka pasur Izraeli dhe qendrimeve ndaj Kombeve të Bashkuara. Kjo do të thotë nga ana tjetër, që Kombet e Bashkuara edhe pse janë e vetmja organizatë globale në botë, nuk do të thotë që politikat e saj janë të zbatueshme.

Ky është dhe antikapi më i madh, se një pjesë e rezolutave nuk janë të detyrueshme dhe një pjesë e mirë nuk kalojnë nga Këshilli i Sigurimit. Është një ngërç që flitet për vite me radhë për një reformim në mënyrën e vendimmarrjes së kësaj organizate, e cila është e përqendruar në krimet e luftës dhe humbja e jetëve”, tha Çika./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!