Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Antonio Cassano sinjal Interit: Shiteni Lautaron, ai është çelësi i merkatos

schedule13:19 - 21 Prill, 2020

schedule 13:19 - 21 Prill, 2020

Ish-sulmuesi i kombëtares italiane, Antonio Cassano, mendon se Inter do të përfitojë nga shitja e Lautaro Martinez tek Barcelona. Ai mendon se klubi zikaltët mund t’i investojë me zgjuarësi paratë që do ti vijnë nga kartoni i argjentinasit.

“Lautaro është një lojtar shumë i mirë, por unë do ta shisja atë. Interi e bleu atë vetëm për 20 milionë euro dhe mund ta shesë për më shumë se 100 milionë euro. Madje mund të marin deri në 80 milionë euro dhe kartonin e Arthur”, deklaron Cassano në “Instagram”.

“E ritheksoj se ai Martinez është i mirë, por unë do ti thoja se ishtë kënaqësi. Me paratë e tij, Interi mund të pretëndojë të transferojë Edinson Cavanin. Gjithashtu me shitjen e plotë të Mauro Icardit, unë do të bëja të pamundurën për të blerë kartonin e sulmuesit të Arsenalit, Alexandre Lacazette”, mbyll ish-sulmuesi, i cili ka luajtur për të dy ekipet e Milanos. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!