Antonela vazhdon të krijojë diskutime lidhur me famën. Pasditen e sotme, ajo ka folur me Sarën, duke u shprehur se paguhet më shumë se bloggeret për një reklamë në Instagram.
“Unë para pesë vitesh jam munduar të bëhem blogger-e edhe nuk ja kam arritur por më ka ardhur mundësia të hyj në një emision që më ka dhënë shumë famë. Unë paguhem më shumë se blogger-at për një publicitet apo për një reklamë në Instagram”, tha Antonela.
“Po ti nuk je blogger-e, si ty ka edhe të tjera që paguhen shumë”, ia ktheu Sarah./abcnews.al