Parlamenti i votoi pasditen e sotme me 82 vota pro ligjin e parë të paketës antishpifje, për funksionin e AMA-s. Edhe pse grupet e interesit ishin kundër dhe gazetarët protestuan, pasi cënohet fjala e lirë, mazhoranca e votoi atë.
Deputeti Ditmir Bushati ka abstenuar këtë ligj, raporton nga parlamenti gazetarja Esiona Konomi.
Votë kundër kanë hedhur deputetët: Arben Elezi, Alban Zeneli, Halil Jakimi, Korab Lita, Halit Valteri, Arlind Carcani, Klajdi Qama
(Mungojne R. Hajdari, M. Murrizi dhe R. Gjoni)
Votimi në terësi
82 pro
13 kundër
5 abstenim
5 nuk kanë votuar
Ligji
“Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 97/2013, “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar pdf (Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, votim me shumicë të thjeshtë)”/ abcnews.al