Antikorrupsioni/ Felaj: Kushtetuta e tregon qartë rëndësinë e nismës. Zhupa: Luftohet me ligj, jo me rezoluta

schedule20:16 - 30 Maj, 2024

schedule 20:16 - 30 Maj, 2024

Parlamenti miratoi me 74 vota pro dhe 6 kundër ngritjen e Komisionit të posaçëm për reformat, një nismë e PS e propozuar përmes rezolutës kundër korrupsionit të miratuar tashmë në Kuvend.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, deputetja e PD Ina Zhupa dhe deputetja e Partisë Socialiste Ermonela Felaj komentuan rëndësinë e Komisionit për Reformat.

Gjatë kësaj interviste, Felaj shpjegoi se mekanizmi që ofrohet është një mekanizëm që në thelb nënkupton bashkëveprim dhe bashkërendim nga ana e të gjithë forcave politike në Kuvend.

Një qëndrim kundër ka shprehur Ina Zhupa. Gjatë fjalës së saj Zhupa nënvizoi se korrupsioni duhet të zgjidhet me ligj dhe se nuk ka nevojë për një rezolutë.

Pjesë nga intervista në studio:

Ermonela Felaj: Mekanizmi që ofrohet është një mekanizëm i gjetur dhe në thelb nënkupton bashkëveprim dhe bashkërendim të gjithë veprimtarisë nga ana e të të gjitha forcave politike në Kuvendin e Shqipërisë.

Ina Zhupa: Dua të sqaroj opinionin publik se ka një gjë të gjë të vërtetë në rolin e Kuvendit në korrupsion. Kuvendi ka pasur një rol shumë të madh. Kuvendi ka bërë korrupsion legjislativ. Që do të thotë Kuvendi i Shqipërisë për herë të parë me këtë mazhorancë ka bërë ligje me porosi dhe me emra të veçantë. Pra ka bërë ligje që dihet se kush do i marrë dhe për këtë po bëhen. Kjo është forma më e lartë e korrupsionit. Quhet korrupsion legjislativ, kur vihet i gjithë Kuvendi në dispozicion të një emri dhe të një oligarku. Nëse këta duan të kthejnë në këtë rrugën 12 vjeçare, këta kanë vjedhur të gjithë shqiptarët me një incenerator që nuk ekziston, le të fillojnë me akte të thjeshta, të mos paguajnë një incinerator që nuk ekziston, të mos paguajnë 200 euro një set sterizilimi. Pra të bëjnë akte konkrete se sa të bëjnë një rezolutë që nuk ka shumë fuqi. Korrupsioni zgjidhet me ligj, nuk ka nevojë për një rezolutë. Është detyrë e çdo funksionari publik të mos bëjë korrupsion. Kryeministri nuk ka pse të bëjë korrupsion. Rezoluta në momentin që bëhet nga njerëzit që e bëjnë korrupsionin dhe nuk ka asnjë fuqi ligjore, nuk mund të bëhemi pjesë e një fasade.

Ermonela Felaj: Unë konstatoj që Ina nuk e ka lexuar projektrezolutën, nuk e ka lexuar dhe fakti që disa kolegë të Inës nuk ishin në seancën parlamentare më tregon këtë qëndrimin e vështirë që kanë ndërmarrë. Inceneratori i Tiranës, Fierit dhe Elbasanit për të gjitha shkeljet që kanë ndodhur atje hetohen dhe gjykohen nga gjykata dhe prokuroria e posaçme. Ndoshta po të mos e kishim atë gjykate dhe atë prokurori nuk do të flisnim për ndëshkueshmërinë e zyrtarëve që kishte 30 vite në Shqipërisë në nuk ndodhte./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!