Antiinformaliteti rrit të ardhurat/ Vitin e ardhshëm pritet të arkëtohen 7.5 miliardë euro

schedule15:14 - 30 Tetor, 2024

schedule 15:14 - 30 Tetor, 2024

Nisma e qeverisë për të ulur pagat e nëndeklaruara në vend parashikohet të sjellë më shumë të ardhura në arkën e shtetit. Në ligjin për buxhetin e viti të ardhshëm nuk parashikohen shtim të ardhurash nga ndryshime të taksave por vetëm nga miradministrimi. Në total parashikohet që të ardhurat e arkëtuara të arrijnë në 754.6 miliardë lekë ose 40 mld më shumë se një vit më parë dhe ndikimin kryesor në rritjen e tyre do ta ketë rritja ekonomike, mbledhja e të ardhurave dhe goditja evazionit. Në projektbuxhet parashikohet që nga lufta ndaj nëndekarimit të pagave priten që  të ardhurat të rriten me 15.1 miliardë lekë të ardhurat në vitin që vjen ose 150 milionë euro. Në programimin e të ardhurave nga tatimet dhe doganat dhe kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për vitin 2025, janë marrë në konsideratë faktorët kryesorë me ndikim në buxhet, përfshirë efektin e pritshëm të rritjes ekonomike dhe indeksit të çmimeve mbi këto të ardhura, politikat e reja fiskale si dhe efektet e përmirësimit të administrimit tatimor e doganor, përfshirë luftën ndaj informalitet.

Vetëm nga rritja ekonomike parashikohen të mblidhen14.8 miliardë lekë më shumë nga rritja ekonomike, 9.1 miliardë lekë shtesë nga mbledhja e akcizës dhe taksave kombëtare, 5.3 miliardë lekë planifikohen nga indeksimi i çmimeve dhe 8.3 miliardë lekë nga burime të tjera.

Ekonomia e vendit parashikohet të zgjerohet me rreth 3.9 për qind gjatë periudhës afatmesëm 2025-2027 dhe Aktiviteti ekonomik do të vazhdojë të mbështetet kryesisht nga rritja e mëtejshme e konsumit privat, ashtu edhe nga investimet në infrastrukturë si dhe zhvillimi i I sektorit të turizmit .

Faktoret per rritjen e te ardhurave

Miradministrimi   15.1 mld leke

Rritja Ekonomike 14.8 mld leke

Ndryshimet fiskale    9.1 mld leke

Indeksimi I çmimeve   5.3 mld leke

TE ARDHURAT NE BUXHET

VITI 2025    754.6 MLD LEKE

VITI 2024   714 MLD LEKE./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!