Antidroga te “Varri i Bamit”, gjykata liron nga qelia të riun që u “la targën” agjentëve të policisë

schedule14:42 - 30 Korrik, 2021

schedule 14:42 - 30 Korrik, 2021

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 4 shpërndarësit e kokainës të arrestuar pas një operacioni anti-drogë të zhvilluar dy ditë më parë në zonën e “Varrit të Bamit”, pranë një biznesi për makina më qira.

Ndërsa ka liruar nga qelia Gazmir Canin, i cili ishte drejtuesi i “Benz”-it që u largua me shpejtësi duke vendosur në rrezik jetën e agjentëve të policisë.

Lexo edhe: Aksion si në filma te “Varri Bamit”, “Benzi” u ikën nga duart, policët shtrijnë gazetarin: Hape derën

Në burg do të qëndrojnë Gentian Kore, Erjon Prengaj, Altin Gega dhe Taulant Çoku.

Lexo edhe: Antidroga te “Varri i Bamit”, si u infiltruan agjentët, makinat me qira dhe dërgesa me pica

Nga hetimet, dyshohet se këta persona përdornin biznesin për sjelljen e lëndës narkotike dhe më tej ndarjen e saj në doza më të vogla dhe shpërndarjen në disa pika të kryeqytetit.

Ky biznes ishte në pronësi të shtetasit Gentian Kore, ndërsa sasia e lëndës narkotike sillej nga dy persona me motor brenda kutive të picave.

Në momentin që efektivët e antidrogës kanë ndërhyrë 4 të hetuarit janë larguar me shpejtësi, ndërsa lënda narkotike është gjetur në brendësi të dy kutive të picave, e fshehur poshtë një makine.

Ndërhyrja e policisë u bë virale në rrjetet sociale, kjo për shkak se efektivët e policisë gjatë operacionit nuk ndaluan dot një makinë me xhama të zinj që ishte pranë vendit të ngjarjes, si dhe dhunës së shfaqur ndaj gazetarit Ergys Gjençaj, i cili po filmonte skenën.

Për këtë episod ka nisur edhe një hetim nga ana e SHÇBA dhe Prokurorisë, ku do të shihen veprimet e efektivëve të policisë. Sakaq në operacionin e quajtur “Xhamlliku” u sekuestruan 1 kg e 128 gr lëndë narkotike kokainë, 3 automjete dhe 7 aparate celulare.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!