Ftesë e re për të shkuar “djathtas”/ Lind partia e re, nga rrënojat e PD së Bashës

schedule11:13 - 12 Tetor, 2024

schedule 11:13 - 12 Tetor, 2024

“Djathtas” do të përfaqësojë një grupim të ri politik, të cilët të ndarë prej kohësh nga Berisha nuk u pajtuan as me Lulzim Bashën.

“Nuk merremi me emra të përveçëm”.

Partia “antiberishiste”, e cila ka mbledhur një grup mbështetësish, sipas të cilëve ndërtimi i kësaj nisme është bazuar mbi “ndarjen e pushtetit politik, atij administrativ dhe atij gjyqësor, të cilët ndihmojnë dhe kontrollojnë njëri-tjetrin.

Por, kjo nismë e cila ende nuk ka një emër zyrtar drejtuesi, nuk përjashton mundësitë e koalicioneve, pavarësisht se pa propozime konkrete.

“Ne e shohim zhvillimin e vendit të bazuar mbi pesë shtylla themelore të lirisë: individin, pronën, familjen, vetqeverisjen dhe besimin. Ne besojmë tek individi dhe të drejtat natyrore, politike e ekonomike e të patjetërsueshme, për jetën, lirinë, ndërgjegjen, fjalën e lirë dhe ushtrimin e lirë të fesë, të drejtën për të qenë i lumtur, për të pasur pronë, për të ndërtuar pasuri dhe për të mbrojtur veten dhe familjet.“, tha Alibeaj.

Megjithatë kryetari i Partisë Demokratike është i qartë në qëndrimin e tij ndaj kësaj force të re politike.

“Për Tao Tao partitë, siç është kjo e fundit, e kupton vetë qëndrimin e Sali Berishës”.

Nisma e kësaj partie edhe eksponentëve të “pakënaqur” nga Berisha dhe Basha vjen pak muaj përpara zgjedhjeve parlamentare të 2025, ku qeveria Rama e ka të qartë synimin për një mandate të katërt.

Themelues të “Djathtas 1912”

Enkelejd Alibeaj
Arbi Agalliu
Roland Bejko
Flutura Açka
Rezart Kthupi
Seladin Jakupllari
Edvin Kulluri
Agron Kapllanaj
Eriselda Zotaj

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!