Anti-terrori në gatishmëri, agjentët vënë nën vëzhgim iranianët që ndodhen në Shqipëri

schedule19:30 - 7 Janar, 2020

schedule 19:30 - 7 Janar, 2020

Agjentët e anti-terrorit kanë rritur masat e sigurisë gjatë ditëve të fundit, duke monitoruar objektet e rëndësisë së vecantë, gjithashtu  ata kanë rritur shkëmbimin e informacionit me agjencitë vendase dhe të huaja.

Burime për ABC News njoftojnë se vazhdojnë të mbahen nën vëzhgim shtetasit iranianë që qëndrojnë në vendin tonë dhe objektet ku ata janë dislokuar.

Këto masa sigurie vijnë në kuadër të kërcënimeve të vazhdueshme që kanë ardhur nga shteti i Iranit si kundërpërgjigje për vrasjen e Qassem Soleimani komandant i forcave revolucionare Quds të Iranit.

Në tetor të 2019 policia shqiptare deklaroi se zbuloi një celulë që drejtohej nga forcat Quds e cila do të organizonte sulm terrorist në kryegjyshatën botërore bektashiane në Tiranë ditën e sulltan nevruzit.

Në atë kohë u ndaluan 3 iraninë nga anti-terrori që deklaruan se ishin gazetarë dhe kishin ardhur në Shqipëri me ftesë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane.

Hetimet për celulën terroriste nisën në mars të 2018-ës nën drejtimin e prokurorit të Krimeve të Rënda, Eugen Beçi dhe njësisë së antiterorit në Policinë e Shtetit.

Si rrjedhojë e këtij hetimi pati dhe lëvizje diplomatike në Tiranë, ku ambasadori i Iranit dhe një diplomat i ambasadës iraniane u dëbuan nga shteti shqiptar për cënim të sigurisë kombëtare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!