28 hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit do të shkojnë së shpejti në Romë në një trajnim në Departamentin e Hetimit Anti-Mafia.
Lajmin e ka dhënë ambasadori i Italisë në Tiranë, Fabrizio Bucci i cili ka zhvilluar sot një takim me praninë e kreut të SPAK-ut, Arben Kraja dhe shefes së BKH-së shqiptare Aida Hajnaj.
“Shumë i kënaqur që takova sot anëtarët e BKH-së të cilët së shpejti do të shkojnë në Romë për të ndjekur trajnimin operativ të organizuar nga Departamenti i Hetimit Anti-Mafia” shkruan ai në Twitter.
E ndërsa 28 hetuesit pritet që shumë shpejt të nisin nga puna me dosjet voluminoze që i presin, në Byronë Kombëtare të Hetimit vijon gara për kontingjentin e dytë të hetuesve që do të dalin nga procesi që ka nisur prej disa javësh. / Abcnews.al