Anti-korrupsion, PS voton e vetme/ Avokati: Procesi i Screening shumë i zgjatur, ka nisur që në 2019

schedule18:30 - 23 Maj, 2024

schedule 18:30 - 23 Maj, 2024

Rezoluta e Partisë Socialiste për luftën kundër korrupsionin kalon të Hënën në Kuvend. Pas mbledhjes së konferencës së Kryetarëve, nisma u miratua vetëm me shumicën e votave të mazhorancës. Drafti me tetë pika, i cili është i përqendruar në luftën kundër korrupsionit dhe zbatimit të reformave në institucione, i shërben procesit gradual të Integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Avokati Romeo Kara tha se procesi i Screening është zgjatur shumë, ka nisur që në vitin 2019.

I ftuar në “Special Report” në ABC News, avokati tha se është bërë një punë e madhe nga qeveria, ndërsa shtoi se nuk është çudi që Shqipëria të anëtarësohet në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030.

“Është një proces i gjatë i nisur që nga viti 2019. Vazhdon Screening Proces. Çdo fushë e jetës së këtij vendi do të plotësohet duke marrë parasysh kapacitetet. Ne do të bëjmë ndryshimet e duhura për tu përafruar me legjislacionin evropian. Mendoj se nuk është zbatuar një pjesë e Screening Proces. Në pikat 23, 24 theksohet ndërtimi i shtetit të së drejtës, respektimi i të drejtave dhe ndarja e pushteteve. Ne do të pranohemi pasi të pranohen të gjitha kapitujt një për një. Në bindjen time ka disa muaj, bashkëpunëtor që unë kam punuar në Europë… Europa është parapërgatitur që ky vend do të pranohet, investohet dhe do shihen kapacitetet. Shqiptarët duhet të njihen me të drejtat e detyrimet ne BE.

Ne kemi nevojë për forcim të institucioneve. Këto do jenë akte që deri diku po imponohen nga Europa, këtë ta vazhdojnë politikanët tanë. Është bërë një punë jo e vogël. Nuk është çudi që Shqipëria të anëtarësohet deri në vitin 2030. Evropa po na pret.”, tha avokati Kara. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!