“Anti-KÇK”, Hajdari-Ballës: Fillojeni nga deputetët, ne kemi diferencë të madhe me ju

schedule14:02 - 3 Shkurt, 2020

schedule 14:02 - 3 Shkurt, 2020

Kryetarja e grupit demokrat Rudina Hajdari në interpelancë me kreun e Grupit Parlamentar Tauland Balla këtë të hënë në seancën plenare ka akuzuar qeverinë dhe shumicën për paketën.

Hajdari ka theksuar se nëse vërtet maxhoranca kërkon të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar le ta nisë nga deputetët në sallë, të cilët sipas saj nuk e justifikojnë pasurinë e tyre.

Nuk e di kush u ka ndaluar për të luftuar krimin. Ai ligj është parë dhe riparë, pasi ishte anti-kushtetues, dhe ishte gati të luftonte cdokënd për të mbrojtur disa persona të caktuar. Ju e dini kush janë ata që nuk e justiifkojnë pasurinë, duke filluar nga deputeti, disa nga ata që janë në sallë apo qeveritarë, pasurinë e tyre? Pse nuk flisni nëse doni të luftoni krimin. Nëse vërtet doni të luftoni krimin , të çoni para Shqipërinë, të hapni negociatat, pse nuk filloni me këta njerëz që kanë vendosur pasuri të jashtëzakonshme. Ne kemi diferencë shumë të madhe me ju, s’kemi nevojë të na jepni ju mend,” tha Hajdari./abcnews.al