Anti-informalitet, Rama: Deri tani janë bllokuar 10 mijë tonë karburant

schedule15:40 - 14 Shtator, 2019

schedule 15:40 - 14 Shtator, 2019

Kryeministri Rama ka bërë bilancet e aksionit informalitet të nisur nga qeveria që nga muaji Korrik. Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka njoftuar se vetëm në 24 orët e fundit janë kontrolluar 130 pika të tregtimit të karburantit.

Sipas kreut të qeverisë, qysh prej nisjes së operacionit anti-informalitet janë bllokuar nga ana e Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial afro 10 mijë tonë karburant dhe janë penalizuar me gjoba dhe bllokime, për shkelje të cilësisë dhe sigurisë së tregtimit, 24 subjekte.

Kryeministri theksoi se ndaj abuzuesve toleranca do të jetë zero dhe se operacioni anti-informalitet nuk do të ndalet./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!