“Anti-Haaland”, legjenda e United kritika ndaj “bomberit”: Luan si lojtar i kategorisë së katërt

schedule15:36 - 1 Prill, 2024

schedule 15:36 - 1 Prill, 2024

Ishte nga ato sfida, që zakonisht përcaktojnë fituesit e titullit kampion dhe siç pritej dhuroi spektakël. “Qytetarët” e Manchester City u përballën pasditen e së dielës, me “Topçinjtë” e Arsenal, me sfidën që u mbyll me rezultatin “e bardhë”, 0 me 0, duke lënë gjithçka të hapur deri në fundin e këtij sezoni, në garën për fitimin e Premier League.

Mirëpo, ky nuk ishte zhgënjimi i vetëm për “Qytetarët” e Manchester City, në këtë sfidë, me “bomberin”, Erling Haaland, që zhvilloi një ndeshje katastrofike, ku mbulua totalisht e në mënyrë perfekte nga “shtatlarti” francez, Ëilliam Saliba dhe aq ka mjaftuar, që të fillojnë kritikat ndaj, teksa e kanë cilësuar, si një futbollist për divizionin e katërt.

Ky koment nuk kishte si të mos vinte nga një legjendë e Manchester United, me irlandezin, Roy Keane, i cili u tregua goxha “i ashpër” me sulmuesin norvegjez, pas vetëm një paraqitjeje katastrofike, njësoj siç u treguar me babain e “Vikingut”, kur shkaktoi atë ndërhyrje monstruese, në derbin e vitit 2001, ndaj Manchester City.

“Niveli i lojës së tij në përgjithësi është shumë i dobët, dhe nuk flas vetëm për ndeshjen me Arsenalin. Përpara portës Erling është më i miri në botë, por stili i tij i lojës është i tmerrshëm. Duhet të përmirësohet shumë, pasi është si një futbollist i League Two. Gjithsesi, unë besoj se ai do të përmirësohet dhe do e marrë veten me kalimin e kohës. Është një sulmues fantastik, por e përsëris, ai duhet të përmirësojë lojën e tij”,- u shpreh legjenda e United. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!