“Ne kurrë nuk mund ta zbulojmë origjinën e vërtetë të koronavirusit” u shpreh epidemiologu i njohur amerikan, Anthony Fauci disa ditë pasi Joe Biden urdhëroi nisjen e kërkimeve dhe përgatitjen e një raporti brenda 90 ditëve. “Ne ende nuk e dimë nga erdhi virusi” tha ai.
Fauci gjithashtu tha se informacioni se tre studiues nga Instituti i Virologjisë në Wuhan ishin infektuar në nëntor 2019 rriti shanset që skenari i COVID-19 mund të kishte dalë nga laboratori.
“Ne duhet të hetojmë lidhjen, por edhe provat se ka diçka tjetër, të tilla si një rrjedhje laboratorike” shpjegoi ai.
Më parë, një ish-zyrtar i lartë britanik foli për shkatërrimin e fakteve që zbulojnë një “rrjedhje” të mundshme të koronavirusit nga laboratori në Wuhan dhe që deri tani ka marrë miliona jetë./ Abcnews.al